Pas humbjes në derbi, Inter kërkon të kthejë faqe e të fitojë në sfidën e sotme në Champions League. Zikaltërit e trajnerit Chivu do të luajnë në fushën e Feyernoord, një ndeshje delikate për Inter, që synon suksesin për të mbetur në garë.
“Diçka duhet të ndryshojmë pas humbjes në derbi. Duhet të qëndrojmë të bashkuar si ekip dhe të jemi të vetëdijshëm se ka rreziqe në fazat fillestare të një ndeshjeje”, deklaroi sulmuesi i Inter, Marcus Thuram.
Më tej, ai shtoi: “Folëm hapur me njëri-tjetrin, ashtu siç bëhet në një familje apo në një ekip, dhe tani jemi gati për t’u rikthyer. Atmosfera atje është jashtëzakonisht intensive, tifozët e mbështesin fuqishëm ekipin e tyre dhe e nisin ndeshjen me shumë agresivitet”.
“Dy vite më parë, ata arritën të godisnin pesë herë portën në dhjetë minutat e para, ndaj pres një ndeshje të ngjashme. Personalisht, ndihem shkëlqyeshëm. Jam shumë i lumtur që mund të luaj në çdo ndeshje dhe të ndihmoj ekipin“, tha Thuram.
The post Thuram: Pas humbjes në derbi folëm hapur me njëri-tjetrin, gati për t’u rikthyer te fitorja në Champions appeared first on Telesport.
