Me fitoren në Pragë kundër Republikës Çeke (2-0) të enjten në Nations League, Spanja përmirësoi rekordin e saj të ndeshjeve pa humbje (43). Pas ndeshjes, Luis de la Fuente u ndal te kjo performancë e jashtëzakonshme
Kjo fitore, sipas trajnerit të kampionëve të botës, nuk duhet të zhvlerësohet në asnjë mënyrë. “Skuadra bëri një përpjekje të madhe dhe jemi të lumtur me fitoren”, deklaroi De La Fuente që kryeson grupin me pikë të plota.
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre energjike dhe agresive. Në momente të caktuara, u desh një përpjekje e madhe për t’i mbajtur ata nën kontroll. Ndaj, i vlerësojmë shumë këto tri pikë”, tha trajneri i Spanjës.
Kjo fitore ruajti ecurinë perfekte të Spanjës. Skuadra mbetet në krye të grupit, përpara përballjes vendimtare me Anglinë më 15 nëntor në Madrid. Një barazim në stadiumin “Metropolitano” do të mjaftonte që spanjollët ta mbyllnin në vendin e parë.
“Po bëjmë gjëra të mëdha dhe këto arritje duhet të vlerësohen nga të gjithë. Kush nuk i vlerëson ato do të ishte budalla. Tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë edhe në ndeshjen tjetër”, tha De La Fuente.
The post De La Fuente: Fitore e madhe, kushdo që nuk e njeh vlerën e këtij ekipi do të ishte budalla appeared first on Telesport.
