Raymond Domenech duket se nuk e ka harruar ende finalen e Botërorit 2006 në Berlin, ku Franca e tij u mposht nga Italia pas penalltive. Humbja më e hidhur e karrierës së tij vazhdon ta shoqërojë.
Ish-trajneri i Francës (2004–2010), pa skuadër që prej vitit 2021, reagoi në rrjetin social X pas fitores së Italisë së Mancinit, duke kritikuar ashpër “axurrët”:
“Një fitore e papritur për italianët. Sa të dobët në të gjitha repartet! Por ajo që të habit më shumë është niveli i tyre teknik; sa shumë gabime në pasime të thjeshta, është tronditëse. Si është e mundur?”
Domenech komentoi edhe himnin italian: “E adhuroj, njësoj si ‘You’ll Never Walk Alone’ dhe ‘Les Corons’”.
Për Francën shtoi: “Nëse Olise fiket, kombëtarja del nga shinat. Futbolli është i thjeshtë. Dhe përsëri konfirmohen të njëjtat probleme në mbrojtje”.

The post “Italia e dobët në të gjitha repartet, niveli teknik tronditës”. Domenech, çfarë po thua?! appeared first on Telesport.
