Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i përdorur për hedhje me parashutë u rrëzua në Missouri, kanë bërë të ditur autoritetet lokale, raportoi BBC-ja.

Sipas zyrtarëve të menaxhimit të emergjencave, avioni, i marrë me qira nga një kompani e hedhjeve me parashutë, u ngrit nga aeroporti i Butlerit, nga ku nuk arriti të fitonte lartësi pas ngritjes dhe u rrëzua rreth 200 metra larg aeroportit. 

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën të gjithë personat që ndodheshin në bord – 11 parashutistë dhe piloti.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, në momentin e aksidentit nuk po ofroheshin shërbime të kontrollit të trafikut ajror, pasi avioni po operonte në një hapësirë ajrore ku komunikimi me kontrollin nuk ishte i detyrueshëm.