Ditën e diel ka ndërruar jetë profesori Dr. Murat Murati.

I lindur në Zajaz, por që vitet e fundit jetonte dhe vepronte në Strugë, profesori ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Për vdekjen e tij njoftuan familjarët, duke bërë të ditur se lamtumira e fundit do t’i jepet ditën e hënë në qytetin e Strugës.

Murat Murati pash shkollës fillore, vazhdoi shkollimin në Normalen e Shkupit. Një vit qëndroi në Zajaz si mëues pastaj vazhdoi studimet në Universitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup, ku pas katër vitesh me sukses diplomon në lëndën e Biologjisë dhe si profesor punësohet në Normalen e Shkupit. Pastaj vazhdoi me studimet posdiplomike në Universitetin e Zagrebit ku me shumë sukses përfundon magjistraturën e më vonë doktoraturën në shkencat biologjike, dega e botanikës duke u bërë një ndër “Likenollogët “ më eminent në Ballkan e më gjërë! Punoni si profesor i rregullt më Sh.L.P-Gjakovë,dhe ndër të parët në Universitetin e Tetovës!

Sot pushoi së rrahuri zemra e familjarit,mësuesit,shkencëtarit dhe kombëtarit të emancipimit e flamurtarit të kauzës shekullore shqiptare,Prof.Dr.Murat Murati.
I lindur në Zajaz me 17 Mars 1940.Pas fillores,vazhdon në Normalen e Shkupit.Një vit qëndron në Zajaz,si mëues.Pastaj vazhdon studimet në Univerzitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup,ku pas katër vitesh me sukses diplomon në lëndën e Biologjisë,dhe si profesor punësohet në Normalen e Shkupit.Pastaj vazhdon me studimet posdiplomike në Universitetin e Zagrebit,ku me shumë sukses përfundon magjistraturën e më vonë doktoraturën në shkencat biologjike, dega e botanikës,duke u bërë një ndër “Likenollogët “ më eminent në Ballkan e më gjërë!
Bashkëpunon me shkenctarët më të mëdhenj si Dr.Pavletiç nga Zagrebi,dr Codoreanu-Bukutesht,dr Tobulevski-Krakov,dr.Sorensen-Stokholm dhe dr.Meyer-Luzern!
Punon si profesor i rregullt më Sh.L.P-Gjakovë,dhe ndër të parët në Universitetin e Tetovës!Deri në pensionim punon si profesor dhe më vonë Dekan,në F.P- Shkup.Është shkencëtari i vetëm që ka përfunduar dhe botuar “Florën e likenëve të ish Jugosllavisë”.
Për kontributin e tij fla