Disa pjesë të disa komunave të Shkupit do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike, si pasojë e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës. Nga EVN Maqedoni SHA njoftojnë se këto punime janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së rrjetit në këto rajone.
Sipas planit të punës, ndërprerja e parë do të realizohet në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “95” në lagjen Volkovë.

Po ashtu, ndërhyrje do të ketë edhe në territorin e Komunës së Sopishtës. Atje, në periudhën kohore nga ora 12:00 deri në 15:00, pa rrymë do të mbeten një pjesë e banorëve që banojnë në rrugën “16” në fshatin Sollnjë e Poshtme.

Nga kompania kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se këto angazhime teknike bëhen për të siguruar një furnizim më stabil dhe më cilësor në të ardhmen.