Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka hyrë në histori të shtunën me paraqitjen te Zvicra ndaj Katarit në Botërorin 2026. Ai u bë futbollisti me më së shumti paraqitje për Përfaqësuesen e Zvicrës nëpër kampionate botërore, bashkë me Ricardo Rodriguezin.

Të dy tani regjistrojnë nga 13 paraqitje për helvetikët. Rekordin e deritashëm e mbanin me Xherdan Shaqirin, që është pensionuar nga Zvicra.

Para Botërorit 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada, Xhaka është paraqitur me Zvicrën edhe në Botërorët 2014, 2018 e 2022