Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Republikës së Kosovës dy personaliteteve amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej figurave që për dekada ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për çështjen e Kosovës.

Në krah të tij, Shirley Cloyes DioGuardi është angazhuar në promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të çështjes së Kosovës në qarqet politike amerikane. Përmes punës së tyre në Uashington, DioGuardit janë bërë pjesë e rëndësishme e historisë së lobimit shqiptaro-amerikan për Kosovën. Ish-kongresmeni Diogardi tha se procesi i krijimit të Kosovës si shtet kishte qenë jashtëzakonisht i ndërlikuar. Ai shprehu shqetësim për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi duhet të jetë i kujdesshëm në këtë periudhë.

“Ky komb tani po sulmohet nga armiqtë e popullit shqiptar. E urrej ta them në këtë mënyrë, por duhet të jemi të kujdesshëm,” deklaroi Joe Dioguardi,m Ish-kongresmen Amerikan. /Alsat.,mk

The post Kosova u jep shtetësinë Joe dhe Shirley DioGuardit, vlerësohet kontributi i tyre për çështjen e Kosovës appeared first on Alsat.