Izet Mexhiti nga VLEN i ftuar në Click Plus në TV21, foli edhe për kongresin e parë partiak të VLEN-it i cili do të mbahet më 9 maj. Mexhiti mes tjerash theksoi se bashkimi i VLEN-it theu monopolin 20 vjeçar të BDI-së.

“Është mirëpritur në të gjitha trevat. Ka qenë një model se si opozita kur bashkohet edhe faktorizohet dhe u bë pozitë. E dyta, e theu monopolin 20 vjeçar politik të BDI-së. E treta, ka sjellë konkurencë në kampin politik shqiptar dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë e organizimit në kampin politik shqiptar, për shkak se për shqiptarët nuk është mirë që të ketë monopol të një partie politike dhe nuk është mirë të jenë të përçarë në 10 parti politike sepse kjo atëherë nuk e efektohet në të mirë të shqiptarëve”, deklaroi Izet Mexhiti në Click Plus në TV21.