Në një intervistë për Alsat, analisti Qenana Aliu tha se Gjykata Kushtetuese po merr trajtën e një grupi burokratësh të rehatuar në kushte komode në qendër të Shkupit, të cilët, sipas tij, veprojnë pa përgjegjësi të mjaftueshme dhe madje prekin edhe çështje të ndjeshme si gjuha shqipe.
“Si duket ky organ po shndërrohet në një grup burokratësh që janë akomoduar në një pallat të bukur në mesin e qendrës së Shkupit dhe thuaj se ata kush e di se çfarë dhe shkojnë dhe kruhen edhe me gjuhën shqipe. Çfarë nëse shfuqizohet ndonjë nen, atëherë kujt duhet ti faturohet përegjegjësia, dhe çfarë duhet të bëjë në këtë rast faktori politik shqiptarë? Ata mund të shfuqizojnë ndonjë nen, por ndonjë nen e cila mund ta lëndoje krejt përmbajtjen e ligjit. Çka do të bëhet, atëherë do të bëhet një ligj më i mirë”, deklaroi analisti Qenan Aliu./Alsat.mk
The post Aliu: Gjykatësit kushtetues grup burokratësh, kruhen me shqipen! appeared first on Alsat.
