Në intervistën për TV ALSAT, analisti Qenan Aliu, deklaroi se politikanët nuk bashkohen mbi parime apo ideologji që synojnë të sjellin përmirësim për qytetarët, por lidhen kryesisht për interesa personale dhe ndahen po për të njëjtat arsye. Sipas tij, këto interesa përfshijnë pasurimin e shpejtë, zhvillimin e pakontrolluar të biznesit dhe keqpërdorimin e pushtetit.
“Asnjë nga politikanët nuk bashkohen për ndonjë ideologji, për koncepte politike, për diçka që do të jetë sensacionale dhe mirëqenie për qytetarët, ata bashkohen për interesat e tyre edhe përçahen për shkak të interesave. Cilat janë interesat në politikë? Pasurimi Gallopant, biznesi gallopant dhe shpërdorimi më fuqinë e pushtetit” , deklaroi analisti Qenan Aliu./Alsat.mk.
The post Shqiptarët flasin për unitet, Qenan Aliu sqaron përse nuk ndodh kurrë! appeared first on Alsat.
