Pasditën e të mërkurës, është ndarë nga jeta gazetari i sportit, Sami Ademi. Sami Ademi për vite me radhë ka raportuar për ngjarjet sportive si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Ademi ishte zë i dashur për tifozët e futbollit, i cili solli emocionet e ndeshjeve pranë publikut. Largimi i tij lë një boshllëk të madh në botën e sportit dhe tek të gjithë ata që e kujtojnë për pasionin dhe përkushtimin ndaj futbollit.

Redaksia e TV21 i shpreh ngushëllime familjes si dhe kolegëve gazetarë për humbjen e Samiut. U prehtë në paqe.