Screenshot

Drejtori i klubit të futbollit “Vardar”, Milenko Nedelkovski, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve që synojnë nxitjen e tensioneve ndëretnike në vend. Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, Nedelkovski ka shpërthyer me ironi dhe mlf ndaj shqiptarëve, duke lidhur zhvillimet politike me ato sportive.”Nuk ka provim të jurisprudencës, nuk ka titull, nuk ka as kupë!!! Nuk po ndalen dot vuajtjet e shqiptarëve”, ka shkruar Nedelkovski në profilin e tij në Facebook.

Provokime me prapavijë politike dhe sportive

Ky reagim i Nedelkovskit vjen në një periudhë kur në opinionin publik po diskutohet gjerësisht mbi proceset politike në vend (si rasti i provimeve të jurisprudencës), por edhe pas përfundimit të sezonit futbollistik ku klubet shqiptare nuk arritën të marrin trofetë kryesorë.
Në vend që si drejtues i një klubi fudbolli të bëjë thirrje për sportivitet dhe bashkëjetesë, Nedelkovski ka zgjedhur të përdorë gjuhën e përçarjes.