Kallëzim penal ndaj dy personave për vrasjen e 26-vjeçarit në Duqanxhik
Dy persona janë kallëzuar penalisht në lidhje me vrasjen që ndodhi para tri ditësh në lagjen Duqanxhik të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër personave me inicialet R.K. dhe I.S.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “vrasje”.
Sipas MPB-së, më 6 shtator, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski” në Shkup, të dyshuarit kanë qëlluar me armë zjarri nga një motoçikletë në drejtim të një grupi personash.
Nga të shtënat është plagosur A.M. (26) nga Shkupi. Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.
