Nga mesnata dizeli do të shtrenjtohet për 2,5 denarë, kurse benzinat për 1 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me Vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 1,47%. Rritja e çmimeve, sipas Rregullatorit, i dedikohet rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore, si dhe kursit më të lartë të denarit në raport me dollarin.
Çmimet e derivateve 7 korriku:
BENZINA EUROSUPER BS-95 – 85,50 DEN/L
BENZINA EUROSUPER BS-98 – 87,50 DEN/L
EURODIZEL BS (D-E V) – 82,50 DEN/L
VAJ PËR DJEGIE EKSTRA I LEHTË 1 (EL-1) – 81,50 DEN/L
MAZUT M-1 NS – 41,230 DEN/KG
