Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë aktivitetit për shënimin e “Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, njoftoi se Plani Operativ për Programet dhe Masat Aktive për Punësim dhe Shërbime në Tregun e Punës për vitin 2025 parashikon disa masa që synojnë trajnimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale. Ndër to përfshihen trajnime për aftësi të avancuara në IT, për specialistë të inteligjencës artificiale, specialistë të rrjeteve kompjuterike, si dhe trajnime në marketing digjital dhe teknologji moderne të bazuara në inteligjencën artificiale, me qëllim që punëtorët të fitojnë njohuri dhe aftësi në këto fusha.
“Si ministër i Ekonomisë dhe Punës i cili ka kompetencën dhe rolin për t’u përkujdesur për të drejtat e punëtorëve në botën e digjitalizimit nuk guxojmë të harrojmë punëtorinë që duhet të përfshihet në çdo ndryshim të çdo zhvillimi teknologjik. Duhet të jemi të vetëdijshëm për atë se si ndryshimet teknologjike ndikojnë në shëndetin fizik dhe mental të punëtorëve”, u shpreh minsitri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Jasmina Çallovska, Kryetarja e Këshillit “Punë e Sigurt dhe e Shëndetshme në Epokën Digjitale”, thotë se digjitalizimi i kësaj epoke mund të sjell edhe prishjen e marrëdhënieve ndërpersonale, sidomos për ata persona të cilët punojnë nga shtëpia. Ajo shtoi se patjetër e kanë të bëjnë fushatë me njoftimin e punës digjitale, me qëllim të sigurisë së punëtorëve.
“Teknologjitë e reja nuk do të thotë edhe kushte më të mira për punë, punonjësit që çdo ditë përballen me platformë digjitale të ndryshme, punojnë me algoritma, ata punojnë me presion të vazhdueshëm, punojnë me stres, pamjaftueshmëri transparence, ndjenjë në pasiguri, dhe ai aspekt jo vetëm humbja e vendeve të punës me intensivitetin e digjitalizimit të proceseve të punës, poashtu edhe humbjen e marrëdhënieve ndërpersonale”, potencoi Jasmina Çallovska – kryetare e Këshillit “Punë e sigurtë dhe e shëndetshme”.
Megjithatë në këtë epokë digjitale, siç u njoftua, ministria do të punojë për të rritur ndërgjegjësimin, për të inkurajuar debate dhe diskutime rreth rëndësisë së sigurisë dhe shëndetit në punë.