SHBA-të dhe Irani janë larguar sërish nga përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. Palët shkëmbyen zjarr në Gjirin Persik mes një armëpushimi të brishtë, ndërsa një analizë e inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se Teherani mund t’i rezistojë një bllokade detare për muaj të tërë. Në fundjavë janë regjistruar përshkallëzimet më të mëdha të konfliktit në Hormuz, që prej fillimit të armëpushimit, katër javë më parë.
Emiratet e Bashkuara Arabe u sulmuan sërish të premten, teksa Irani deklaroi se nuk ka gisht te këto sulme të reja. Uashingtoni është në pritje të përgjigjes së Teheranit ndaj një propozimi të SHBA-së që do t’i jepte fund zyrtarisht luftës përpara bisedimeve për çështje më të diskutueshme, përfshirë programin bërthamor të Iranit. Duke folur në Romë të premten, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-të prisnin një përgjigje atë ditë, megjithëse një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se Teherani ende po e peshonte përgjigjen e tij. /Alsat.mk
The post SHBA-Iran: Përshkallëzim i ri në Gjirin Persik dhe tensione në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Alsat.
