Trajneri i Inter, Cristian Chivu, pavarësisht fitores me përmbysje ndaj Udinese (5-3), shprehet se skuadra e tij ka ende shumë punë për të bërë. Sidomos në mbrojtje, me 7 gola të pësuar në tri ndeshjet e fundit, çka e detyron skuadrën të mundohet më shumë për të shkuar te fitorja.
“Nuk jemi të përsosur dhe as nuk duam të jemi, por këto janë cilësitë tona. E dimë që mund të bëjmë më mirë. Duhet të gjejmë një ekuilibër më të mirë në mesfushë. Ky është problemi kryesor që kemi“, tha Chivu.
“Jam i shqetësuar që kemi pësuar shtatë gola në këto tri ndeshje dhe është detyra ime si trajner që të punoj për të zgjidhur këtë situatë. Por ky është futbolli modern, luan më shpesh: Shënon dhe pëson më shpesh. Ne marrim rreziqe, ekspozojmë veten ndaj rreziqeve të konsiderueshme”, shtoi trajneri rumun.
The post “7 gola në pësuar në 3 ndeshje janë shumë për Inter, ky është problemi kryesor që kemi” appeared first on Telesport.
