Kimi Antonelli me Mercedes triumfoi të dielën pasdite në garën e Cmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, zhvilluar për herë të parë në pistën qytetase të Madrid. Një triumf i rëndësishëm për pilotin italian, që tani shkëputet 81 pikë nga rivalët në renditjen e përgjithshme.
Piloti italian shfrytëzoi në maksimum momentin e “makinës virtuale të sigurisë”, në pjesën e parë të garës. Antonelli ndërroi gomat në atë moment, ndërsa Lando Norris me McLaren, që në atë moment kryesonte garën, nuk arriti dot, duke humbur kryesimin më pas.
Britaniku u klasifikua në vendin e tretë, pas holandezit Max Verstappen me Red Bull. Ata të dy zhvilluan një sfidë të fortë mes tyre për më shumë se 20 xhirosh, por Norris nuk arriti dot ta parakalojë 4 herë kampionin e botës edhe pse në xhirot e fundit iu afrua shumë.
Vetëm i katërti Charles Leclerc me Ferrari. Ai e udhëhoqi garën për shumicën e kohës, në pritje që ndonjë incident ta favorizonte në momentin e ndërrimit të gomave. Pas tij u klasifikua George Russell me makinën tjetër Mercedes, që u ankua për strategjinë me 2 ndalesa.
Garë për t’u harruar për Lewis Hamilton me makinën tjetër Ferrari, që pati probleme me frenat dhe u tërhoq pas disa xhirosh. Në “top-10” u klasifikuan edhe Liam Lawson, Franco Colapinto, Oscar Piastri, Arvit Lindblad e Nico Hulkenberg.
The post Antonelli triumfon në Spanjë dhe shkëputet 81 pikë, Max e Norris në podium, Ferrari me hope appeared first on Telesport.
