Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 0-2 ndaj Levante, sfidë e vlefshme për javën e pestë në La Liga. Barcelonës i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta lojë për të gjetur avantazhin.

Ishte Xavi Espart që gjeti golin, me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ky është goli i parë për 19-vjeçarin me fanellën e Barcelonës në La Liga, i cili gëzon besimin e plotë të Hansi Flick.

Xavi Espart është mbrojtësi i dytë më i ri që shënon për Barcelonën në LaLiga në shekullin e 21-të, 19-vjeç e 115 ditë. Vetëm Pau Cubarsi ka shënuar në moshë më të re si mbrojtës i Barçës në La Liga gjatë këtij shekulli.

Në minutën e 19-të ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur golin, pas asistit të Raphinha. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Barcelonën.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë, Xavi Espart shkruan historinë (video) appeared first on Telesport.