Laçi ka fituar 1-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e javës së 4-të në Abissnet Superiore. Pjesa e parë ishte e qetë dhe nuk pati ndonjë rrezik konkret nga të dyja ekipet. Momenti kryesor i pjesës së parë ishtë në minutën e 33-të, ku pati një përplasje në fushë, ku u përfshin edhe pankinat e të ekipeve. Arbitri kryesor i takimit ndëhskon em të verdhë Nergutin për Laçin dhe Murataj për Vllazninë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Sfida në Laç u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku i sapo futuri në fushë Orgis Cena, gjeti golin, pas një zbritje të shpejtë në gjysmë fushën kundërshtare dhe asistit të Traore. SHIKOGOLIN

Në minutën e 70-të, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë. Adnard Mehmeti ndëshkohet me karton të kuq për arsye jo sportive. Ky vendim sjell një zemërim te shkodranët, ku nuk munguan as sharjet dhe ofendimet ndaj arbitrit nga tribuna përballë. SHIKORASTIN

Arbitri kryesor i takimit, Kreshnik Cjapi, kërkon largimin e tifozëve të tribunës përballë dhe ndal ndeshjen për rreth 15 minuta. Më rifillimin e ndeshjes, Laçi gjen golin e dytë me Traore, i cili shtyn topin në rrjetë, pas super pasimit të Fatlind Azizit. SHIKOGOLIN

Laçi fiton 2-0 dhe ngjitet në vendin e 4-të me 7 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të me vetëm dy pikë dhe ende nuk ka fituar një ndeshje për këtë sezon.

The post Laçi nuk fal në shtëpi, fiton ndaj Vllaznisë. Shkodranët të pakënaqur me arbitrin dhe zyrtarisht në krizë të plotë (video) appeared first on Telesport.