Marc Marquez me Ducati triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të San Marino në MotoGP, zhvilluar në pistën e Misano. Piloti spanjoll bëri një garë të mirë, duke marrë kreun e renditjes në xhiron e 13-të dhe e ruajti atë deri në fund.
Falë këtij suksesi (i shtati për të në këtë pistë), Marquez ngjitet në krye të renditjes botërore. Ai e ndan kreun e renditjes bashkë me spanjollin tjetër Jorge Martin, pasi së bashku kanë nga 294 pikë, por Marquez ka më shumë fitore dhe ndodhet i pari.
Në vendin e dytë sot u klasifikua spanjolli Alex Marquez, vëllai i vogël, me motorin Ducati Gresini. Në vendin e tretë u klasifikua një tjetër spanjoll, Pedro Acosta me KTM. Pra, një podium tërësisht spanjoll në një pistë ku zhgënjyen italianët.
Vetëm i pesti Jorge Martin me Aprilia, që pasi humbi kreun nuk ishte më në gjendje të duelonte për podiumin, duke u parakaluar nga disa pilotë. Një garë për t’u harruar kjo për italianin Marco Bezzecchi (Aprilia), që u rrëzua pas dy xhirosh.
The post Marc Marquez triumfon në garën e Misano, ndan kreun e renditjes së MotoGP bashkë me Jorge Martin appeared first on Telesport.
