Milan barazoi 2-2 në “Olimpico” ndaj Lazio-s, ku pjesa e parë foli e gjitha për bardhekaltrit, të cilët e mbyllën në avantazh 2-0. Në fillim të pjesës së dytë, Ruben Amorim bën tre zëvendësime, të cilat rezultuan efektive. Dolën Loftus-Cheek, Estupinian dhe Luka Modric. Në vend të tyre u futën, Pulisic, Diego Moreira dhe Yunus Musah.
Largimi i Modric nuk ishte një vendim i lehtë për Amorim, por rezultati në fund i dha të drejtë teknikut portugez.
Statistikat e pasimeve të Modric-it nuk ishin më të mirat: vetëm 50% e pasimeve të tij të gjata ishin të sakta. Modric e humbi topin në pesë raste radhazi. Një ditë jo e mirë, duke pasur parasysh standardet e tij të jashtëzakonshme.
Amorim mendoi se 23-vjeçari Musah ishte më i përshtatshëm për t’u përballur me presionin intensiv të Lazios dhe se do t’u jepte kuqezinjve pak më shumë energji në mesfushë krahasuar me 41-vjeçarin Modric.
Gjithnjë e më shumë po krijohet përshtypja se Modric është pikërisht lloji i mesfushorit që Milani kërkon kundër ekipeve që aplikojnë mbrojtje të ulët dhe të ngjeshur, të cilat ai mund t’i çajë me teknikën e tij të klasit botëror dhe pasimet e sakta kirurgjikale, por se një lojtar si Musah është opsioni i preferuar kundër ekipeve që ushtrojnë presion të lartë, si Lazio.
The post Lëvizja e zgjuar që bëri Amorim në fund të pjesës së parë dhe që i solli barazimin Milanit appeared first on Telesport.
