Në një intervistë të fundit në “El Larguero” në Cadena Ser, Alvaro Morata shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar nga Como dhe për t’u transferuar te Leganes, ekip i Segunda Divizion.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Juventusit, tregoi se gjërat nuk shkuan mirë dhe se, pas një bisede me Cesc Fabregas, ata vendosën përfundimisht se ndarja ishte hapi i duhur. Ai gjithashtu shprehu vlerësime të mëdha për trajnerin spanjoll, për të cilin beson se është i destinuar për një klub të madh.

“Në fund, unë dhe Fabregas folëm shumë. Nuk mendoja se ishte situata e duhur që unë të qëndroja. Ai është një trajner shumë i mirë. Nuk kam asnjë dyshim se do të qëndrojë te Como për aq kohë sa të dojë, sepse mendoj se ai është tashmë më se gati për çdo ekip të nivelit të lartë në futbollin botëror.

E konsideroj Fabregas si një njeri shumë inteligjent; ai ka mësuar nga Conte dhe Mourinho, si dhe nga Guardiola. Dhe mendoj se, në fund, ai ka pak nga secili prej tyre. Mund vetëm ta mbështes nga larg dhe ta falënderoj, si gjithmonë, për gjithçka që ka bërë për mua”, tha Morata.

The post U largua nga Como, Morata i paralajmëron të gjithë për të ardhmen e Fabregas appeared first on Telesport.