Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të bashkatdhetarit të tij Ruben Neves, pasi mesfushori i Al-Hilal u vu në shënjestër të thirrjeve provokuese nga tifozët e Al-Taawoun. E gjithë situata e shëmtuar ndodhi në ndeshjen e javës së shtatë në Ligën Profesionale Saudite, Al-Taawoun-Al-Hilal.
Për të shpërqëndruar Ruben Neves, tifozët vendas thërrisnin në korr emrin e Diego Jota, i cili humbi jetën vitin e kaluar në një aksident tragjik. Qëllimi i dukshëm ishte provokimi i lojtarit të Al-Hilal gjatë ndeshjes, dhe incidenti e zemëroi së tepërmi Nevesin.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar Cristiano Ronaldo i cili ka lënë mënjanë konkurrencën me Al-Hilal dhe i ka dalë në mbrojtje shokut të tij të Kombëtares.
“Liga duhet të marrë masa dhe të ndëshkojë këtë lloj sjelljeje të tifozëve. Kjo nuk ka më asnjë lidhje me futbollin dhe duhen vendosur kufij. Njerëzve që sillen në këtë mënyrë nuk duhet t’u lejohet kurrë më hyrja në stadiume”, tha Ronaldo.
Gjithsesi thirrjet dhe provokimet e tifozëve të Al-Taaëoun nuk sollën asnjë rezultat, Al-Hilal fitoi 0-6 si përfundim.
The post Ronaldo i del në mbrojtje shokut të Kombëtares dhe kërkon përjashtimin përjetë të tifozëve pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit appeared first on Telesport.
