Barcelona është duke turpëruar keq Real Madrid-in në finalen e Superkupës së Spanjës e cila po zhvillohet në Yeddah të Arabisë Saudite.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-4 për katalanasit, të cilët shënuan në fund të këtij fraksioni loje edhe golin e katërt me anë të Balde.
Fillimishit ishin madrilenët që zhbllokuan finalen me golin e shpejtë të Mbappe pas 5 minutave lojë, por djemtë e Flick bënë përmbysjen e madhe në pak minuta.
Fillimisht barazuan shifrat me Yamal në 21′, më pas shënuan dy gola të shpejtë me Leëandoëskin nga pika e bardhë e penalltisë në 36 dhe 3 minuta më vonë me Raphniha-n. Goli i katërt erdhi nga Balde në fund të pjesës së parë.
The post Barcelona po turpëron Realin! Katalanasit shënojnë të katërtin me Balde (video) appeared first on Telesport.