Finalja e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës që po luhet në Jeddah të Arabisë Saudite ka nisur direkt me gol, duke na dhuruar spektakël që në minutat e para.
Një super aksion i shpejtë i madrilenëve që konkretizohet në mënyrë perfektë nga Kyllian Mbappe. Francezi mori topin nga mesi i fushës, me shpejtësinë që e karakterizon, nuk e pati të vështirë të kalonte mbrojtësit dhe të dërgonte topin në rrjetë, vetëm pas 5 minutave lojë. GOLI I MBAPPE
Barcelona kërkon ta fitojë për herë të 14-të trofeun e Superkupës së Spanjës, ndërsa Reali e ka fituar një herë më pak se katalanasit dhe sot dëshiron të barazojë shifrat.
The post Finalja e Superkupës nis direkt me gol, Mbappe tregohet i jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.