PSG e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League, duke mposhtur 6-1 Slovan Bratislava, në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”.

Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të. Fillimisht ishte Nuno Mendes që provoi të shënonte një supergol nga distanca, por goditja e tij u ndal në shtyllë. Më pas, Ousmane Dembele që gjendet në kohën dhe vendin e duhur, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e 23-të, Dembele shënon edhe golin e dytë. Këtë herë me kokë, pas krosimit të Dro Fernandez.

Në minutën e 31-të, ishte radha e Dembele për të asistuar dhe për Ferran Torres për të shënuar. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për parizienët.

Në fillim të pjesës së dytë, Ferran Torres shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG-në, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Maghnes Akliouche. Në minutën e 57-të, Torres kompleton tregolëshin e tij. Suleiman Camara shënoi golin e nderin për sllovakët. Fabian Ruiz me golin e tij në minutën e 87-të, vulosi fitoren e PSG-së 6-1. SHIKOGOLAT

Në Lisbon, Sporting fitoi 3-1 ndaj Galatasaray-it. Turqit kaluan të parët në avantazh, falë autogolit të Goncalo Inacio në minutën e 5-të. Geny Catamo barazoi shifrat 1-1 për vendasit në minutën e 27-të.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Sporting shënoi dy gola në pak minuta. Në minutën e 57-të, Luis Suarez shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 63-të, Rodrigo Zalazar ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe shënon golin e tretë për vendasit.

SHIKGOLAT

The post Champions League: PSG luan tenis, Torres tregolësh. Sporting nuk fal ndaj Galatasaray-it (video) appeared first on Telesport.