Liverpool e ka nisur me këmbë të mbarë në Champions League, duke fituar në një ndeshje të vështirë në “Anfield”, 2-1 ndaj Atletico Madridit.

Skuadra madrilene kaloi e para në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti të Julian Alvarez, ishte Marcos Llorente që dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 17-të. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat 1-1 me golin e tij në minutën e 40-të, pas një super asisti nga Ronald Araujo. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Liverpool e nis mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin me Alexis Mac Allister në minutën e 50-të, me një goditje fantastike me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Liverpool fiton 2-1.

SHIKOGOLAT

Arsenal mori një fitore të vuajtur 0-1 ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona”. Sfida u zhbllokua vetëm në minutëne 75-të, ku Martin Odegaard shënoi një gol klasi, me një goditje mjeshtërore në kufijtë e zonës së rreptësisë.

SHIKOGOLIN

The post Liverpool me përmbysje fantastike ndaj Atletico, Arsenal mjaftohet me perlën e Odegaard ndaj Napolit (video) appeared first on Telesport.