Pasi transferoi Marco Palestra nga Atalanta në fillim të kësaj merkatoje për mbi 55 milionë euro, Chelsea është shumë pranë një goditjeje tjetër te klubi bergamask.
Sky Sport Italia zbulon se Chelsea po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Atalantës, Honest Ahanor. 18-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Genoa për 16 milionë euro tarifë fikse plus 4 milionë euro bonuse. Sot vlen më shumë se dyfish.
Ahanori bëri paraqitje dinjitoze sezonin e kaluar, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Së fundmi, Atalanta ka refuzuar një ofertë prej 34 milionë euro nga Brighton. Klubi bergamask pretendon mbi 40 milionë euro.
The post Chelsea godet sërish në Serie A, 40 milionë euro për një transferim të papritur appeared first on Telesport.
