Duke qenë se Julian Alvarez do të jetë në lojë deri në minutat e fundit të merkatos dhe Alexander Sorloth nuk bind plotësisht dhe për momentin është i dëmtuar, Atletico Madrid është e detyruar të transferojë me patjetër një sulmues këto ditë të mbetura të merkatos.

Emri që po përlfitet më shumë dhe që duket më i arritshëm është ai i Jonathan David. Kanadezi nuk është se pati një sezon të kaluar për t’u mbajtur mend te Juventus dhe po ashtu mungoi në ndeshjen e parë të këtij sezoni të ri, në transfertën ndaj Frosinone.

Si sulmuesi kanadez edhe vetë klubi janë të hapur për largimin e tij këtë verë, por gjithmonë nëse plotësohen kërkesat ekonomike për të dy palët. Fabrizio Romano, por edhe burime mediatike nga Spanja, bëjnë me dije se jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve mes palëve.

The post Dështoi sezonin e kaluar dhe nuk luajti asnjë minutë ndaj Frosinone, Juventus pret një “nder të madh” nga Atletico appeared first on Telesport.