Persona fizikë dhe juridikë deri më 10 shtator do të mund të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” të Qytetit të Shkupit për vitin 2026, përcjell TV21. Çmimi u ndahet individëve dhe subjekteve juridike si shenjë mirënjohjeje për arritje dhe kontribut të veçantë në zhvillimin e qytetit. Vlerësimet përfshijnë fusha si ekonomia, shkenca, arti, kultura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale dhe sporti.

Në konkurs përfshihen edhe kontributet në kulturën teknike, mbrojtjen e mjedisit dhe fusha të tjera të jetës dhe krijimtarisë. Sipas Qytetit të Shkupit, çmimi synon të vlerësojë kontributet që ndikojnë në afirmimin e qytetit në vend dhe në botë. Për Çmimin “13 Nëntori” mund të aplikojnë edhe persona të interesuar nga shtetet e tjera. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 10 shtatori 2026. Fituesit do të nderohen për arritjet e tyre dhe kontributin e veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e Shkupit.