“Kam festuar shumë pas fitores së Champions-it, por tani jam i përqendruar te kombëtarja”. Kështu u shpreh Gianluigi Donnarumma, teksa mbërriti në qendrën stërvitore të Covercianos për t’u bashkuar me grupin e Italisë, që po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Norvegjisë dhe Moldavisë.
“Na presin dy ndeshje të rëndësishme, do të jetë një betejë, – shtoi portieri i PSG-së, i saposhpallur kampion i Europës, pas triumfit në finalen e Champions-it kundër Interit. – Kam folur me Spallettin, më ka dërguar një mesazh dhe e falënderoj për këtë.
Jam i lumtur që ndodhem këtu, objektivi parësor është Botërori, duhet të kualifikohemi me çdo kusht. Duhet të përqendrohemi te sfida me Norvegjinë, sepse e para është gjithmonë më e rëndësishmja. Po punojmë fort për të fituar të premten”, – përfundoi Donnarumma.
The post Donnarumma “arkivon” Champions-in: Tani kombëtarja, të kualifikohemi me çdo kusht në Botëror appeared first on Telesport.
