Milan është mposhtur 0-2 nga Benfica në “San Siro”, në ndeshjen e javës së parë në Europa League. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Dodi Lukebakio mposhti Mike Maignan me një goditje fantastike nga distanca.
Në minutën e 24-të, Benfica iu afrua golit të dytë, por goditja e Georgiy Sudakov u ndal në shtyllë. Në minutën e 39-të, kuqezinjtë pretendojnë për penallti, pas një kontakti në zonë mes një mbrojtësi kundërshtar dhe Strahinja Pavlovic. Arbitri vazhdon loëjën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Benfica.
Në minutën e 53-të, Benfica shënon golin e dytë me një kundërsulm të shpejtë. Jakub Kamiński gjen rrjetën, pas asistit të Souffian El Karouani.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sfida mbyllet 0-2 për Benfica. Kjo është humbja e parë që Ruben Amorim pëson te Milan në kompeticione zyrtare.
Në ndeshjet e tjera, Lyon mori një fitore të rëndësishme në transfertë 1-2 ndaj Anderlecht. Leverkusen fitoi në shtpëi 2-0 ndaj Celje. Sunderland mori fitoren e saj të parë në histori në Europa League, pasi mundi 1-0 AZ Alkmaar. Olympiacos fitoi në shtëpi 2-1 ndaj polakëve të Jagellonia. Dy sfidat e fundit u mbyllën barazim pa gola, Hapoel Beer Sheva-Dinamo Zagreb dhe Sturm Graz-Rennes.
The post EUROPA LEAGUE: Milan befasohet nga Benfica. Lyon, Leverkusen dhe Sunderland me fitore të rëndësishme appeared first on Telesport.
