Jurgen Klopp do të shpallë nesër listën e tij të parë si trajneri i ri i Gjermanisë. 4 herë kampionët e botës do të luajnë 4 sfida të rëndësishme në Ligën e Kombeve, ku do të kërkohet të harrohet sa më shpejt zhgënjimi i Kupës së Botës.
Gjermania do të përballet me Holandën, dy herë me Greqinë dhe me Serbinë. Bild ka zbuluar surprizën e parë të listës së Klopp, ku Leroy Sane nuk do të jetë pjesë e këtyre ndeshjeve.
30-vjeçari ka humbur vendin e titullarit edhe te Galatasaray, gjë që mesa duket ka ndikuar te vendimi i Klopp për të mos e grumbulluar për këto ndeshje. Sane numëron plot 80 ndeshje me fanellën e “Mannschaft” dhe sigurisht që mungesa e tij në këtë listë konsiderohet një surprizë e madhe.
The post Zbulohet surpriza e parë, Klopp lë jashtë Gjermanisë një emër të madh appeared first on Telesport.
