Real Madrid fitoi mbrëmë me shumë vështirësi 2-3 në transfertën ndaj Elche, falë golit të Carlos Espi në shtesën e pjesës së dytë. Elche ka reaguar gjatë ditë së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit me një thumbim sarkastik mbi “fair play”-n e munguar nga Kylian Mbappe.

Të dy fotot e postuara në rrjet nga klubi i La Ligës tregojnë mesfushorin Gonzalo Villar, duke debatuar me sulmuesin francez të Real Madridit, me mbishkrimin “fair play” shoqëruar nga një emoji me sytë që rrotullohen lart (në shenjë mosbesimi apo ironie).

Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, fotot lidhen me një incident që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku dy lojtarët u grindën dhe shtynë njëri-tjetrin pas një faulli ndaj lojtarit francez.

“Pasi u ngrit nga toka, Mbappe e ofendoi rëndë mesfushorin e Elches, siç tregohet në fotot e ndeshjes.Mes polemikave të vazhdueshme rreth çmimit ‘Topi i Artë’, për të cilin garon Mbappe, Elche doli me mesazhin e saj që bën thirrje për ‘fair play’ – një nga kriteret e përcaktuara për zgjedhjen e fituesit të ‘Topit të Artë’, krahas performancës individuale dhe arritjeve kolektive”, mbyll reagimin e saj Mundo Deportivo.

The post Reali fitoi 3-2 në frymën e fundit, klubi i La Ligës i prish punë Mbappe-së në garën për “Topin e Artë” (foto) appeared first on Telesport.