Largimi nga Borussia Dortmund dhe transferimi tek Ajax si lojtar i lirë, duket se i ka bërë mjaft mirë Julian Brandt. Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen në Holandë, ku ka shënuar 5 gola në 10 ndeshjet e para.
Duke parë këtë formë të mirë, janë shtuar zërat për një rikthim të organizatorit te Gjermania. Në nëntor të vitit 2024, Brandt luajti ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare, në Ligën e Kombeve kundër Hungarisë (1-1).
I pyetur për shanset që emri i tij të jetë në listën e që Jurgen Klopp do të zbulojë ditën e nesërme, Brandt nuk ishte shumë optimist, por nëse ftesa nuk vjen këtë herë, do të vijë një herë tjetër.
“A po pres një telefonatë? Jo, sepse për të qenë i sinqertë, kam kohë që jam jashtë planeve, prej rreth dy vitesh. Për momentin jam i përqendruar vetëm te Ajax-i.
Sigurisht që çdo lojtar shpreson të thirret. Por nëse nuk ndodh këtë herë, ndoshta herën tjetër. E enjtja (kur do të shpallet lista) nuk do të jetë një ditë tepër e veçantë për mua, sepse kam luajtur më parë për Gjermaninë. Por, sigurisht, gjithmonë ke pak shpresë”, përfundoi Brandt, në intervistën e tij për NOS..
The post Organizatori me mesazh të qartë për rikthimin te Gjermania: Nëse nuk më therrasin këtë herë… appeared first on Telesport.
