Pas ndërprerjes së kontratës me skuadrën meksikane CF Monterrey, Anthony Martial është drejt rikthimit në Europë dhe në La Liga. Francezi është në bisedime konkrete me Malaga dhe shumë shpejt pritët që të palët të “shtrëngojnë” duart.
Sulmuesi ka bërë me 30 paraqitje për kombëtaren franceze dhe konsiderohej si një fenomen në vitet e tij të hershme te Monaco. Më pas erdhi transferimi i bujshëm ëpr 60 milionë euro te Man. United.
Karriera në “Old Trafford” nuk shkoi siç pritej dhe filloi rënia e ndjeshme. Kjo nuk është hera e parë që Martial do të luajë në La Liga, pasi më parë ka qenë pjesë e Sevilla për një sezon, ku nuk është se la gjurmë.
Malaga që ende nuk ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në La Liga, shpreson që me mbërritjen e Martial, francezi të jetë një ndihmë e madhe për të arritur objektivin madhor që është qëndrimi në elitë.
The post Anthony Martial drejt rikthimit befasues në Europë dhe në La Liga. Gati marrëveshja appeared first on Telesport.
