Atletico Madrid ka marrë fitoren e dytë rresht në La Liga, duke mundur 4-0 Osasunën, në sfidën e luajtur në “Metropolitano” dhe që është e vlefshme për javën e 6-të.
Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku Jonathan David gjeti golin, pas një pasimi në zonë. Kanadezi nuk shënoi dot herën e parë, por nuk gaboi në tentativën e dytë.
Në minutën e 54-të, aksion i shkëlqyer i Atletico-s, që gjen golin e dytë me Kang-in Lee, pas asistit të Jonathan David. Në minutën e 63-të, ishte Robin Le Normand që gjeti golin e tretë, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit. Në minutën e 82-të, ishte radha e Alex Baena për të gjetur golin, pas asistit të Johnny Cardoso.
Pas kësaj fitoreje, “Colchoneros” ngjiten në vendin e tretë me 13 pikë. Fitore e rëndësishme edhe për Sevilla që mposhti 0-1 në transfertë Deportivo La Coruna.
The post Simeone qesh më në fund, Atletico Madrid me fitore bindëse dhe spektakël ndaj Osasuna (video) appeared first on Telesport.
