Elbasani po fiton 3-0 ndaj Dinamos pas 45 minutave të para në “Air Albania” në ndeshjen e dytë të javës së dytë në “Final Four”. Në minutën e 22-të, “Blutë” mbetën me një lojtar më pak pasi Bakary Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Isi Manellarit.
Më pas, Elbasani shënoi dy gola të shpejtë për dy minuta me kamerunasin Blaise Tsague. Në minutën e 25-të, Karim Loukili kroson, Tsague shënon me kokë. Në minutën e 27-të, Jorgo Meksi bën një gabim fatal në qendër të mbrojtjes, përfiton Tsague dhe dyfishon shifrat.
Në minutën e 38-të, Elbasani shënon golin e tretë me Ibrahima Diallo. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për verdheblutë.
The post “Final Four”: Elbasani mbaron punë me Dinamon që në pjesën e parë. Titulli do ndahet mes tyre dhe rrogozhinasve appeared first on Telesport.
