Historia e Vinicius Junior është ajo e një talenti që shpërtheu herët dhe u formua mes sakrificave, vendosmërisë e pasionit. I lindur në São Gonçalo, pranë Rio de Janeiro, sulmuesi i Brazilit dhe i Real Madridit u rrit në kushte të vështira, ku futbolli ishte mundësia e vetme e shpëtimit. Që fëmijë impresiononte me shpejtësinë dhe teknikën, aq sa në Rio thuhej se “për ta ndjekur dhe për ta ndalur duhej një motorino”.
Carlos Eduardo Abrantes “Cacau”, zbuluesi që e çoi te Flamengo, kujton: “Vinicius nuk ka ndryshuar, që i vogël i çmendte kundërshtarët. Ishte shumë i turpshëm, topi ishte mënyra e tij për t’u shprehur”. Babai i tij e bindi skautin ta shihte: “Duhet ta shohësh më tha, në fakt kishte talent të jashtëzakonshëm”.
Për të arritur deri këtu, Vinicius bëri udhëtime të gjata me autobus për stërvitje te Flamengo, ndërsa familja sakrifikoi shumë. Sot ai luan për Real Madridin dhe Brazilin, teksa synon të fitojë Botërorin.
The post Flet zbuluesi i Vinicius: “Që i vogël i çmendte kundërshtarët, por ishte shumë i turpshëm” appeared first on Telesport.
