Jurgen Klopp u largua nga intervista pasi iu bë një pyetje specifike për Bastian Schweinsteiger. Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Bayern Munich, sot opinionist për transmetuesin gjerman ARD në Botërorin 2026, është përfshirë në polemika pas analizës së stilit të lojës së Bregut të Fildishtë, kundërshtar i Gjermanisë në Grupin E (2-1).
Ai tha: “Ata ndonjëherë kanë një lojë joortodokse, pak të egër, jo shumë taktike”, gjë që u interpretua nga disa si ofenduese dhe me nuanca raciste, sidomos për përdorimin e fjalës “e egër”.
😱 Jürgen Klopp walked out of an interview after DW asked about comments by Bastian Schweinsteiger, a fellow World Cup pundit.
Schweinsteiger was accused of using racist stereotypes during his analysis of Germany’s opponents Ivory Coast 🇨🇮 pic.twitter.com/BOcG3aANmk
— DW Sports (@dw_sports) June 24, 2026
Kur një gazetar i “Deutsche Welle” e pyeti Klopp për këto deklarata, ai reagoi menjëherë i irrituar: “Jo, jo, nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje pyetjeje. Pse e bëni, edhe ju jeni gjermanë”.
Ai shtoi: “Nuk është detyra ime t’i kënaq të gjithë. Është një temë serioze dhe nuk e di çfarë është e duhur të thuhet”. Klopp u largua nga intervista duke e mbyllur me ironi dhe tension, ndërsa debati për deklaratat e Schweinsteiger vazhdon në Gjermani.
The post Klopp braktis intervistën në Botëror: “Nuk do t’i përgjigjem kurrë kësaj pyetjeje, edhe ju jeni gjermanë” appeared first on Telesport.
