Sulmuesi norvegjez Erling Haaland realizoi dy gola dhe 1 asist në fitoren 4-1 që kombëtarja e tij arriti sot ndaj Irakut, në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Një paraqitje e shkëlqyer e sulmuesit.
“Shpresoj që ky Haaland që patë në këtë ndeshje të jetë i tillë përgjatë gjithë turneut. Ëndërroja ta riktheja Norvegjinë këtu pas 28 vitesh, tani të mos ndalemi”, deklaroi Erling Haaland.
Sulmuesi ishte një figurë kyçe në fitoren 4-1 ndaj Irakut në debutimin e tij në Kupën e Botës. Më tej, duke vijuar komentin e tij ai tha: “Trajneri Solbakken tha se jam numri 9 më i mirë në botë, por nuk jam më i miri. Shihni çfarë bënë Mbappe e Messi”.
“Ndërsa Kane dhe Mbappé shënuan më shumë gola se unë në sezonin 2025-26. Kështu që nuk do të thoja se jam më i miri. Jam thjesht një norvegjez që përpiqem të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin tim të fitojë“, tha Haaland.
The post Haaland: Ëndërroja ta riktheja Norvegjinë këtu pas 28 vitesh, tani të mos ndalemi appeared first on Telesport.
