Ish presidenti dhe ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë. Ai është parë në Qendrën Klinike në Prishtinë, ku ka shkuar për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Qytetarët janë mbledhur para spitalit, ku e pritën me duartrokitje dhe brohoritje “UÇK-UÇK”, ndërkaq ish presidenti nuk hezitoi që t’i përshëndes të njëjtit nga largësia. /tv21.tv