Luciano Spalletti analizoi humbjen e pabesueshme të Juventusit në fushën e Sassuolos: “Ekipi humbi ekuilibrat për ta fituar ndeshjen, duke sulmuar me 8 lojtarë. Edhe ne mund të shënonim për 3-2; isha unë që i nxita lojtarët të shkonin për fitore. Ndoshta ata e zbatuan shumë fjalë për fjalë.
E mbaj këtë synim pozitiv për ta përmbysur ndeshjen. Në fund, Juventusi la shumë hapësira dhe ky është faji ynë. Presioni nuk u bë shumë mirë. Luajmë pak me Kolo Muani. Kur në mesfushë nuk ka linja pasimi, duhet t’i shërbejmë qendërsulmuesit. Sot Kolo Muani mori pak topa, edhe pse në disa raste duhet të jetë më i ashpër”.
Për Zhegrovën tha: “Është i pakapshëm në duelet e ngushta, por ndonjëherë bën shumë prekje. Sot nuk i pasoi Kalulu, i cili do të kishte dalë përballë portës. Herë të tjera humbet shumë topa dhe nuk ka cilësitë për ta ndjekur kundërshtarin”.
Për Kolo Muani shtoi: “Duhet t’i japim më shumë topa përpara. Kur gjithçka është e mbyllur, duhet t’ia pasojmë topin sulmuesit kryesor, që ta mbajë dhe të përmbysë drejtimin e aksionit të kundërshtarit”.
The post “Humbet shumë topa, nuk ka cilësi për ta ndjekur kundërshtarin”; Spalletti kritikon Zhegrovën edhe pse shënoi dy gola!!! appeared first on Telesport.
