Tenisti gjerman Alexander Zverev fitoi sot grand slam-in e US Open. Në finalen e turneut nju-jorkez, numri 2 në botë mposhti 3-1 (6-3, 7-6, 5-7, 6-2) amerikanin Ben Shelton.
Për Zverev ky është triumfi i dytë në një grand slam pas atij të Roland Garros 4 muaj më parë në Paris. Një sukses i merituar i tenistit gjerman, kurorëzim i një pune të shkëlqyer këtë vit.
Një finale që zgjati 3 orë e 30 minuta, me tenistët që rivalizuan fort, sidomos në mesin e takimit. Gjithsesi, përvoja e Zverev bëri diferencën në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren.
The post Alexander Zverev triumfon në US Open, mposht Shelton në finale dhe ngre lart trofeun appeared first on Telesport.
