Zlatan Ibrahimović nuk ndryshon kurrë, as pas nisjes së fortë të Norvegjisë në Botëror, të udhëhequr nga Erling Haaland. Fitorja 4-1 ndaj Irakut, me dopietë të sulmuesit të Manchester City, bëri bujë të madhe, por jo për Ibrahimović, i cili si opinionist i “Fox Sports” uli entuziazmin.
Kur Alexi Lalas sugjeroi se një Botëror i madh mund ta ngjiste Haaland mbi Ibrën në histori, suedezi u përgjigj: “Nuk jam i sigurt, Haaland duhet të bëjë shumë më tepër për të arritur nivelin e një fenomeni si unë. Ai është një vrasës në zonë, por kjo është e mjaftueshme për të. Bën atë që duhet, por jo më shumë. Nuk shpenzon energji pa nevojë”.
Ibra kujtoi edhe një deklaratë të Haaland: “Ëndrra ime është të prek dy topa dhe të shënoj dy gola”. Pastaj suedezi ironizoi: “Ëndrra e tij më duket banale…, ëndrra ime do të ishte të prekja dy topa dhe të shënoja tre gola”. Më vonë Haaland u përgjigj: “Jam në majë, por nuk kam shënuar më shumë se të tjerët këtë sezon. Kane dhe Mbappé kanë shënuar më shumë, kjo është e vërteta”.

The post Ibra thumbon Haaland: Është “vrasës” në zonë, por unë isha më i kompletuar. Ëndrra e tij? Banale… appeared first on Telesport.
