Interi e ka nisur sezonin me një forcë të madhe, falë cilësisë dhe thellësisë së organikës. Megjithatë, pika e dobët deri tani është mbrojtja. Në 4 ndeshjet e para të kampionatit, zikaltërit kanë pësuar 6 gola dhe vetëm një herë e kanë mbyllur ndeshjen me portën e paprekur. Këto shifra e rendisin Interin me mbrojtjen e 12-të të Serie A. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, kishte pësuar një gol më shumë, por kishte gjysmën e pikëve.

Në 20 vitet e fundit, në 18 raste titulli i ka shkuar skuadrës me mbrojtjen më të mirë. Por Interi i Chivu tregoi sezonin e kaluar se futbolli italian po ndryshon: në 2025/26 u shpall kampion me sulmin më të mirë dhe mbrojtjen e pestë.

Edhe këtë sezon rruga mund të jetë e njëjtë. Interi mund të pësojë 2 gola ndaj Napolit apo Udineses, duke besuar se mund t’iu shënojë 3 gola çdo kundërshtari. Në afatgjatë, kjo mbetet e rrezikshme, por Chivu nuk duket i shqetësuar. Mbrojtja do të konsolidohet me kalimin e javëve dhe shumë gola kanë ardhur nga gabime individuale.

Mësimi i sezonit të kaluar mbetet i freskët: sulmi mund të të fitojë edhe titullin.

 

The post Interi “ndryshon rregullat” e Serie A. Mbrojtja zikaltër e mesit të renditjes, por Chivu nuk shqetësohet appeared first on Telesport.