Pavarësisht fitores së thellë 7-2 në kampionat ndaj Racing Santander, sulmuesi i Barcelona, Lamine Yamal qëndron me këmbë në tokë. Skuadra katalanase udhëheq renditjen në La Liga me 18 pikë të plota pas gjashtë javëve të para.

Mund të përmirësohemi ende. Gjithmonë mund të përmirësohesh, në jetë, në çdo aspekt. Kemi luajtur mirë, pavarësisht rezultateve. Më pëlqen mënyra se si po luajmë. Është kënaqësi ta shohësh këtë ekip”, tha Lamine Yamal.

Më tej, sulmuesi i ri spanjoll shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë gjithmonë të përqendruar te çdo situatë e lojës, te çdo pasim. Në futboll ka gjithnjë momente të vështira dhe atëherë duhet reaguar pozitivisht”.

Nuk ka vend për vetkënaqësi, pasi sezoni sapo ka nisur. Jemi vetëm në shtator, ndaj duhet shumë punë deri në fund. Sa më shumë pikë të grumbullojmë tani aq më të lehtë do ta kemi në fundin e kampionatit”, tha Yamal.

The post “Sa më shumë pikë të grumbullojmë tani aq më të lehtë do ta kemi në fundin e kampionatit” appeared first on Telesport.