Real Madrid do të jetë shumë aktiv këtë merkato, ku do të bëjë ndryshime të shumta në ekip. Përveç transferimit të emrave “big”, Real Madrid nuk heq dorë nga strategjia për të gjumruar dhe siguruar yjet e rinj.

Klubi madrilen është vënë pas mesfushorit ganez të Nordsjælland, Caleb Yirenky, i cili luan si emsfushor qendror. Perfomancat e tij të qëndrueshme kanë zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre dhe të Realit.

Drejtuesit e “Los Blancos” po punojnë për të mbyllur marrëveshjen para Kupës së Botës, pasi vlera e lojtarit mund të ndryshojë menjëherë pas paraqtijeve të tij në Botëror. Danezët e Nordsjælland, kërkojnë 30 milionë euro për të lënë të lirë Caleb Yirenky.

The post Jo vetëm emra “big”, por edhe talente të reja. Real Madrid i “fiksuar” pas yllit të ri ganez, gati oferta 30 milionë appeared first on Telesport.